Flash

Pse e quajtën "spiun" Artur Meçollarin, në skenë del Damir Fazlliçi

Lapsi.al 6 March 2018
Pse e quajtën "spiun" Artur Meçollarin, në skenë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka mbrojtur kolonelin Artur Meçollari që tashmë është pjesë e grupit negociator për kufirin detar përballë akuzave të opozitës që e akuzon për spiun të shërbimeve të huaja. Xhaçka shpjegoi se sulmi i Berishës e ka zanafillën në planet e ish kryeministrit për t’ia kaluar bazën e Bisht Pallës biznesmenëve pranë tij. Në këtë pikë, Xhaçka përmendi Damir Fazlliçin, serbo-boshnjakun që duket se ia kishte vënë syrin bazës ushtarake për të bërë biznes 6 vite më parë.

“Meçollari nuk pranoi të firmoste për heqjen e disa bazave detare nga plani i përhapjes. Nuk pranoi t'ua jepte bazat detare, miqve dhe familjarëve të doktorit kryeminister. Sulmi ndaj Mecollarit kur shtypi shkruante për megaaferat me bazën e Bisht Pallës, kur shtypi shkruante për shitblerjen e pronave në Porto Romano mes familjarëve të Berishës me Damir Fazllic” u shpreh Ministrja e Mbrojtjes që e konsideroi sulmin “një hakmarrje personale, që nuk kishte të bënte me agjenturat në kurriz të sigurisë kombëtare”.

Xhaçka foli për historinë e vitit 2012, kur baza ushtarake tha ajo, u degradua qëllimisht për ta shndërruar në një burim përfitimi për persona private. Forcës Detare iu kërkua zyrtarisht heqja nga Plani i Përhapjes së Bazës Detare të Kepit të Palit, por Meçollari dhe 15 drejtuesit e Forcës Detare nuk iu bindën urdhrave politike.

Të këshilluara

Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit...

08:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI