Flash

Deklarata e fortë e avokatit të Olesia Dukës: Do publikoj video që vërtetojnë krimin me në krye gjykatat

Lapsi.al 6 March 2018
Deklarata e fortë e avokatit të Olesia Dukës: Do publikoj video

Avokati i stomatologes Olesia Dukës, Arben Llangozi ka bërë një deklaratë të ashpër mbrëmjen e sotme, ku ka hedhur akuza të forta kundër gjyqtarëve.

Llangozi ka lajmëruar publikimin e videove të reja ku përfshihen në korrupsion dhe gjykatat. Më tej ai shkruan se atij mund ti heqin dhe licencën, por ai do flas sërish dhe do ngre zërin për korrupsionin që po bëhet.

“Gjykata intimidim kundër meje ndërsa prokuroria nxjerr sekret me të vetmin qëllim mbrojtjen e krimit. Çudi njëherë qe dikush ngre zërin kundër një padrejtësie, një avokat reagon në mbrojtje te klientes së tij gjithmonë bëjnë ankim, gjyqtar të korruptuar me plot fjalën, presion i hapur kundër meje, por s’keni parë gjë akoma, edhe nëse mua me heqin licencën, kam një perandori që e kam krijuar kundër kësaj gjykate dhe mbi të gjitha kundër gjyqtarëve konkret të cilët shkelin ligjin me dy këmbë si gjyqtarja të Eda Kaja e cila ka marr një masë që vetë ju e keni parë dhe qe ka sekuestruar pronat që ju. Po kuptohet qartë janë ata që flet e gjithë bota, flet ambasadori etj, ato që janë palë me krimin OPGJ të cilët janë të njëanshëm dhe shiten për dy lek, shesin shtetin. Hiqeni licencën time, por askush nuk ju largon nga përgjegjësia penale. S’keni parë gjë akoma në ditët në vijim edhe ndoshta pa licence, por të drejtën e fjalës së lirë do ta kem do publikoj video të cilat vërtetojnë krimin e organizuar me në krye gjykatat.” – u shpreh Llangozi.

Të këshilluara

Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit...

08:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI