Flash

Miratohet ligji për vettingun në polici vetëm me votat e PS dhe LSI, PD abstenon

Lapsi.al 6 March 2018
Miratohet ligji për vettingun në polici vetëm me votat e PS dhe

Parlamenti e përfundoi seancën maratonë pak para mesnatës, ku edhe u votuan disa ligje dhe marrëveshje, mes të cilëve edhe ligji për vettingun në polici. Vetingu për punonjësit dhe drejtuesit e policisë dhe gardës, mori 88 vota nga Partia Socialiste dhe Levizja Socialiste për Integrim, ndërsa PD abstenoi me 33 vota dhe një kundër të Enkelejd Alibeajt.

Ligjit të Vettingut për policinë iu bashkuan edhe 19 amendime të LSI-së, që ishin dakordësuar me PS-në. Më herët gjatë ditës, Monika Kryemadhi e shpjegoi bashkimin e votave të LSI-së me ato të PS-së për vettingun në polici, me argumentin për të pasur një ligj të përafruar me standardet europiane. Gjithashtu, Kuvendi miratoi me 121 vota edhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Saimir Tahirin. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.

Mazhoranca dhe opozita kishin rënë dakord për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore për kultivimin e lëndëve narkotike, përfshi këtu rastin për të cilin Prokuroria po heton ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI