Flash

21.5 vite burg të rinjve që përdornin vajzën bionde si ‘karrem’ për grabitje

Lapsi.al 5 March 2018
21.5 vite burg të rinjve që përdornin vajzën bionde si

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj katër të rinjve të akuzuar për “vjedhje me dhunë”. Të dënuarit janë tre djem dhe një vajzë 23-vjeçare, që sipas Prokurorisë, përdorej si “karrem” nga tre bashkëpunëtorët e saj për të futur në kurth të dëmtuarit.

Të pandehurit Fation Bushgjokaj, vëllai i tij i mitur A. Bushgjokaj, Elton Leka dhe Kristina Pjetri janë deklaruar fajtorë dhe kanë marrë dënime që varionin nga 4 deri në 7.5 vite heqje lirie, ndërkohë që përfituan uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Provat e paraqitura nga Prokuroria kanë bindur Gjykatën për të paktën 4 raste vjedhje, në mars dhe prill të vitit 2017, ku të pandehurit përmes dhunës fizike dhe psikologjike u kanë marrë katër qytetarëve të ndryshëm aparatet celularë, portofolët, si edhe sende me të tjera me vlerë.

Në vendimin e gjykatës, një kopje e të cilit u siguria nga “ABC News” zbardhen episodet e vjedhjeve të dhunshme dhe roli i vajzës në to.

Sipas rrëfimit të të dëmtuarit me iniciale F. K. mbrëmjen e 1 Prillit 2017 teksa teksa po kalonte në rrugën dytësore pranë Kthesës së Kamzës, një vajzë bionde me trup të imët e veshur me kostum sportiv i ka dalë para duke i kërkuar telefonin për të kryer një telefonatë. Më pas, aty janë afruar të pandehurit e tjerë, të cilët i kanë marrë telefonin dhe portofolin dhe e kanë goditur.

Pranë të njëjtës zonë, i dëmtuari me iniciale O. H. ka treguar për prokurorët se i kishte dalë para një vajzë rreth të njëzetave, që i ka kërkuar t’i shtyjë pak makinën. Në ato momente, aty janë afruar miqtë e saj, që e kanë grabitur.

Katër të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan nga operacioni i koduar “Gracka” në ditët e para të Prillit të vitit të kaluar. Pas ndalimit, një prej tyre u “zbërthye” para prokurorëve duke zbardhur gjithë veprimtarinë e tyre si edhe vendin, ku i kishin fshehur sendet e vjedhura.

Të këshilluara

Tiranë, gjenden të vdekur dy të moshuar

Dy shtetas kanë ndërruar jetë në mënyrë të papritur. Gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Dedë Gjo Luli” në kryeqytet, në ambientet e një lokali, ka ndërruar jetë...

19:38

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI