Flash

Parlamenti/ 121 vota pro ngritjes së Komisionit Hetimor për Tahirin

Lapsi.al 5 March 2018
Parlamenti/ 121 vota pro ngritjes së Komisionit Hetimor për Tahirin

Parlamenti votoi me 121 vota pro ngritjen e një komisioni hetimor për trafikun e lëndëve narkotike në vend dhe për dosjen hetimore ndaj Saimir Tahirit.

Ngritja e këtij komisioni ishte kërkuar nga opozita për të verifikuar ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë si dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.

Edhe deputetët e Partisë Socialiste kanë votuar për ngritjen e komisionit hetimor. Demokratët do të përfaqësohen  në këtë komision nga Edi Paloka, i cili do të jetë kryetar i tij, si dhe nga deputetët Enkelejd Alibeaj, Flamur Noka dhe Myslym Murrizi. Në këtë komision edhe LSI-ja do të ketë një anëtar të sajin që është Endrit Brahimllarin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI