Flash

Le Monde: Hashim Thaçi, nga mik i Perëndimit në kriminel lufte

Një analizë retrospektive mbi rrugëtimin e Hashim Thaçit, nga figura kyçe e luftës në Kosovë dhe partneri i preferuar i Perëndimit, deri në përballjen me akuzat e rënda për krime lufte dhe krim të organizuar, duke nxjerrë në pah dilemat dhe hipokrizinë e politikës ndërkombëtare përballë drejtësisë.

20:15

Berisha: E vërteta e Llallës, Donald Lu dhe marrëveshjes së 18 majit

Lapsi.al 5 March 2018
Berisha: E vërteta e Llallës, Donald Lu dhe marrëveshjes së

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar të ketë pasur kontakte me kryeprokurorin Adriatik Llalla që nga momenti që ky i fundit hyri në zyrën e kreut të organit të akuzës. Në studion e “Real Story” të Sokol Ballës, Berisha tha se urdhri i firmosur nga sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson nuk mund të vihet në dyshim pavarësisht rezervave që ai ka për ambasadorin Donald Lu.

“Donald Lu është zyrtar publik i shtetit amerikan dhe nëse Llalla i tha se i ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë ku George Soros ishte aksioner, unë i kërkova që ai të sqarojë këtë moment. Nëse ai do e bënte unë do e falënderoja”, - tha Berisha që e gjeti të pavend qëndrimin e diplomatit amerikan që vazhdimisht ka sulmuar opozitën.

"Ai ka akuzuar 3 herë më shumë opozitën se qeveyrinë. Kjo ka qenë një nga kritikat që unë kam bërë në mënyrë konstante. Gjëja më e lehtë është të sulmosh apo atakosh opozitën”, - tha Berisha.

“Reforma në drejtësi? Ne bëmë një betejë, një luftë të vështirë dhe mendoj se opozita i dha një kontribut historik kësaj reforme. Kryetari i opozitës ka ruajtur një dialog konstant me ambasadorët, por në mënyrë absolute ka mbajtur qëndrimet më të vendosura”, - tha Berisha.

Ish-Kryeministri deklaroi se ka qenë për marrëveshjen e 18 majit, pasi vendi rrezikonte seriozisht të shkonte në zgjedhje pa opozitën dhe këtë ua kishte bërë të qartë Hoyt Brian Yee kur mbërriti në Tiranë.

“Hyot Yee na i tha hapur: “BE ka bërë një deklaratë, ndërsa edhe ne do të detyrohemi t’a bëjmë”. BE kishte thënë që zgjedhjet të zhvillohen pa opozitën. Pra kundrejt një situate të tillë, u shkua drejt marrëveshjes, për të cilën unë e theksoj se ka qenë shumë më e mirë sesa ajo që vendi të shkonte në zgjedhje pa opozitën”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI