Flash

Çfarë thotë Sali Berisha për partinë e re që mund të krijojnë Patozi dhe Bode

Lapsi.al 5 March 2018
Çfarë thotë Sali Berisha për partinë e re që

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës mbi mundësinë e krijimit të një partie të re nga ish-bashkëpunëtorë të tij si Astrit Patozi dhe Ridvan Bode.

“Nuk mund të them asgjë më shumë sesa ajo që kam thënë: e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët nga vitet 1990 deri më sot. Në të gjithë vlerësimin tim dy janë rrugët më kryesore për t’u përballur së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti tërheqja e rinisë me vete” – tha Berisha i cili theksoi se nuk ka mundësi që ai të rikthehet në poste drejtuese.

“I vetmi njeri që nuk mund të shkelë mbi veten e tij, jam unë. Unë nuk marr asnjëherë vendime në nxitim, por ky është vendimi që e kam mbajtur më gjatë në veten time”, - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI