Flash

Detajet/ Si i jepte pronari i ish-universitetit Kristal diplomat për 2500 euro

Lapsi.al 6 March 2018
Detajet/ Si i jepte pronari i ish-universitetit Kristal diplomat për 2500

Ish-pronari i Universitetit “Kristal” Ahmet Muça është vënë në pranga për “falsifikim dokumentesh”, duke dhënë diploma falë në emër të këtij universiteti.

Procedimi ndaj tij ka nisur që në muajin janar të këtij viti nga policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas dosjes hetimore, mësohet se Muça shiste diploma për 2500 euro edhe pas mbylljes së Universitetit me datat dhe vulat e kohës kur ky institucion ishte i hapur.

Ndërkohë më herët drejt këtij universiteti janë lëshuar akuza të shumta si dhe kanë plasur disa skandale në lidhje me dhënien e diplomave.

Pas një kontrolli nga ministri e arsimit në vitin 2014 u hoqën licencat për 18 universitete private e publike.

Mes këtyre të fundit ishte edhe universiteti “Kristal” ku u zbulua disa vite më parë se ishte diplomuar dhe i biri i Bossit, në një kohë rekord, pa ditur asnjë fjalë shqip, dhe pa shkelur asnjë herë të vetme në territorin shqiptar.

 

 

Të këshilluara

Shqipëria kushton 153.6 miliardë dollarë

Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit...

08:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI