Flash

Kontrolli i Lartë i Shtetit: Dëmi ekonomik nga administrata për vitin 2017 shkon 826 milion euro

Lapsi.al 17 February 2018
Kontrolli i Lartë i Shtetit: Dëmi ekonomik nga administrata për

Shkeljet dhe abuzimet e institucioneve shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit për periudhën janar-dhjetor 2017, dëm ekonomik me vlerë 826 milionë euro. Dëmi ekonomik u deklarua dje nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, gjatë analizës vjetore të institucionit për 2017- n. Kreu i KLSH-së u shpreh se dëmet më të larta janë në administrimin e pronës shtetërore dhe tenderat. Për shkeljet me dëm ekonomik, KLSH në 2017 kallëzoi në Prokurori për ndjekje penale 130 zyrtarë. Kryetari i KLSH-së tha se për 2017 totali i shkeljeve me dëm ekonomik është 826 milionë euro.

“A janë bërë gjatë vitit 2017 strukturat qeverisëse më të përgjegjshme në menaxhimin e fondeve shtetërore, e cila qëndron në themel të rikthimit dhe rritjes së besimit të qytetarit ndaj qeverisjes, merr një përgjigje jopozitive, duke parë nivelin e dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në Buxhetin e Shtetit. Nga auditimet e vitit 2017, KLSH ka zbuluar: Dëm ekonomik, parregullsi dhe shkelje financiare (në të ardhurat publike dhe shpenzimet e kryera) në nivelin e 11.5 miliardë lekë, ose 85.8 milionë euro, duke kërkuar shpërblimin e dëmit, pra, arkëtimin e këtyre parave në Buxhetin e Shtetit. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, si në të ardhura dhe në shpenzime, në vlerën prej 99.05 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro. Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliardë lekë, ose afërsisht 826 milionë euro”, - tha Leskaj.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Arrëz

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Lajthizë, në Fushë-Arrëz. Banorët njoftuan menjëherë policinë, e cila njofton se pasi kreu v...

20:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI