Flash

Kuvendi i Kosovës mblidhet të dielën për ratifikimin e Demarkacionit

Lapsi.al 16 February 2018
Kuvendi i Kosovës mblidhet të dielën për ratifikimin e

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të dielën, më 18 shkurt, për të votuar ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Kryesia e Kuvendit caktoi seancën për të dielën, pas marrëveshjes ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Malit të Zi, Filip Vuanoviç.

Kjo marrëveshje ka siguruar mbështetjen e shumicës së spektrit politik në Kosovë për ratifikimin e marrëveshjes për caktimin e vijës kufitare. Krahas Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, tani këtë marrëveshje po e mbështesin edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër marrëveshjes.

Tek komunitetet pakicë, marrëveshja besohet se e ka mbështetjen e nevojshme të komuniteteve jo serbe.

Për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nevojiten dy të tretat apo 80 vota të deputetëve.

Përparimet drejt ratifikimit të demarkacionit i ka përshëndetur edhe Bashkimi Evropian.

“Mezi po presim që shpejt dhe suksesshëm të ratifikohet marrëveshja e diskutuar gjatë për demarkacionin me Malin e Zi, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës më afër mundësisë që të gëzojnë lëvizjen e lirë dhe pa viza”, - u shpreh shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë të Austrisë, por marrëveshja u ratifikua vetëm në kuvendin e Malit të Zi, jo në atë të Kosovës. Një pjesë e spektrit politik në Kosovë vlerësonte se vendi humbte mbi 8 mijë hektarë tokë nga demarkacioni.

Në anën tjetër, kushti i vetëm nga Komisioni Europian ndaj Kosovës për të marrë liberalizimin e vizave ishte ratifikimi i demarkacionit..

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI