Flash

Futi telefon në qeli, arrestohet polici i burgut të Fierit

Lapsi.al 16 February 2018
Futi telefon në qeli, arrestohet polici i burgut të Fierit

Një punonjës i burgut të Fierit ka rënë në prangat për futjen e një telefoni në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve arrestuan shtetasin B.C 61 vjeç, lindur në Rruzhdije dhe banues në Verbas, me detyrë punonjës policie i rolit bazë në rregjimin e brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier.

"Arrestimi i tij është bërë pasi më datë 15.02.2017, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij punonjësi përpara marrjes së shërbimit, pasi kishte kaluar skanerin e kontrollit iu gjet 1-telefon celular i markës Leagoo, ngjyrë e bardhë" njofton Drejtoria e Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Burgjeve.

Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka konsumuar elementë të veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, parashikuar nga neni 324/a, i Kodit Penal, i ndryshuar.

Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI