Flash

Gjirokastër/ Sërish në protestë banorët e pallatit të rrezikuar

Lapsi.al 16 February 2018
Gjirokastër/ Sërish në protestë banorët e pallatit

Banorët e pallatit 8-katësh në Gjirokastër që rrezikoi shembjen pas rrëshqitjeve të dheut protestojnë sërish, kësaj rradhe lidhur me lagështinë e krijuar në banesat e tyre.

Banorët kërkojnë të merren menjëherë masat e nevojshme.

 

“Nuk jetohet në këto banesa me baltë e lagështirë. Të merren masa urgjentisht, pasi prania e baltës ka shkaktuar lagështi,” - shprehen ata.

Për heqjen e baltës nga pallati u angazhua ushtria. Ndonëse ky pallat rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjeve të dherave, banorët kanë kërkuar që të rikthehen në banesat e tyre, pavarësisht problemit ende evident.

Prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj i bëri thirrje banorëve që mos të kthehen në banesa edhe për disa ditë.

“Do të punojmë për largimin e baltës nga pallati. I rëndësishëm drenazhimi i ujërave. Banorët të qëndrojnë jashtë banesave edhe për disa ditë. Banesat më të dëmtuara do të dëmshpërblehen 100%,” - u shpreh Astrit Aliaj.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI