Flash

Ramush Haradinaj sulmon hapur Edi Ramën: Merru me Shqipërinë, ke probleme boll!

Lapsi.al 16 February 2018
Ramush Haradinaj sulmon hapur Edi Ramën: Merru me Shqipërinë, ke

Deklaratës së Edi Ramës, se ishte Ramush Haradinaj ai që shpiku çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri i Kosovës, iu përgjigj duke thënë se Rama duhet të merret me shpijet Brenda Shqipërisë.

"Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll" - shkruan Haradinaj në Facebook.

Rama sot tha se Demarkacioni duhet të ishtevotuar me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.

“Unë kam preferuar gjithmonë që debatet me miqtë e mirë këtu në Prishtinë t’i bëj në mënyrë diskrete, sy me sy, por çështja e demarkacionit u kthye dhe është sot e gjithë ditën në një gur që rëndon mbi qafën e Kosovës dhe që ka krijuar një pështjellim jo të vogël, në mes atyre që janë fuqia që lindi shtetin e Kosovës, partnerët strategjikë ndërkombëtarë të shqiptarëve” – u shpreh Edi Rama në Klan Kosova.

Hashim Thaçi prezantoi sot një aneks-marrëveshje me Malin e Zi, sipas të cilës do të ratifikohet demarkacioni. Kryesia e Kuvendit caktoi sot seancën plenare për të ratifikuar demarkacionin ditën e djelë, më 18 shkurt.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Arrëz

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Lajthizë, në Fushë-Arrëz. Banorët njoftuan menjëherë policinë, e cila njofton se pasi kreu v...

20:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI