Flash

Moti surprizon sërish/ Në dy javët e fundit të shkurtit do të kemi...

Lapsi.al 16 February 2018
Moti surprizon sërish/ Në dy javët e fundit të shkurtit do

Ky dimër ka qenë më i butë, sidomos në krahasim me dimrin e kaluar që shënoi vlera të ulëta kryesisht në anën perëndimore. Rritja e parë e temperaturës do të shënohet nesër. Bëhet fjalë për një rritje prej dy deri në tre gradë. Në fillim të javës që vjen, temperaturat do të kenë tendence për rënie. Rënia do të jetë e lehtë, pasi do të vijë pas një fundjave me temperatura të larta.

Në përgjithësi, koha do të jetë e qëndrueshme. Për 4-5 ditë do të kalojë një masë e gjerë ajrore, e cila do të shtrihet që nga Italia veriore në perëndim, deri në Bullgari e Greqi sa i përket lindjes. Për ata që duan te udhëtojnë në rajon, moti do të ketë stabilitet. E vetmja problematike do të jenë temperaturat gjatë natës në akset jugore, pasi mund të krijohen ngrica për shkak të pranisë ujore në asfalt.

Sidoqoftë, sidomos në ditët në vijim, nuk priten reshje te forta dhe as afër akseve rrugore nacionale. Temperaturat e muajit shkurt pritet që në total të jenë mbi mesataren shumëvjeçare të tij, gjë që nuk është e habitshme për dimrin aktual.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI