Flash

KUFIRI DETAR/ Si ndryshoi Edi Rama nga viti 2009 në vitin 2018!!

Lapsi.al 16 February 2018
KUFIRI DETAR/ Si ndryshoi Edi Rama nga viti 2009 në vitin 2018!!

Në ankimimin që bëri në vitin 2009 në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes me Greqinë, Partia Socialiste pati një sërë pretendimesh. Një prej tyre ishte se një marrëveshje e re e detit me Greqinë nuk ishte e nevojshme, pasi kufiri detar ekzistonte.

Pretendimi i socialistëve në atë kohë ishte formuluar si më poshtë:

"Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më parë. Në Protokollin e Firences 1913 është pranuar se kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë në zonën e kanalit të Korfuzit kalon përmes ngushticës, gjë e cila nuk është kontestuar asnjëherë nga palët. Gjithashtu, me ligjet e miratuara nga parlamenti shqiptar (ligji nr.8771, dt.19.04.2001 “Për kufirin shtetëror të RSH”, i shfuqizuar me ligjin nr.9861, dt.24.01.2008) janë parashikuar si pjesë të territorit shqiptar si ujrat territoriale ashtu dhe ujrat e brendshme"

Por në intervistë me Baton Haxhiun në Zonën e Debatit, kryeministri Edi Rama tha se një marrëveshje të re për kufirin detar nuk e kërkoi pala greke, por e kërkoi pala shqiptare.

"Nuk e kërkuan grekët rishikimin e marrëveshjes, nuk e kanë grekët çështjen e marrëveshjes. E kemi ne. Na dilka se ne po japim territor, se ne po falkemi det, siç thonë gjuhët e shthurura, pasi kanë lexuar gjithë shpërfaqjen në kazanin e medias." u shpreh Rama.

Se çfarë e bëri Edi Ramën të ndryshojë qëndrim nga viti 2009 në vitin 2018 mbetet mister, por pohimi i mësipërm u bë, pasi Baton Haxhiu e pyeti, nëse kufiri detar po negociohet në këmbim të mbështetjes së Greqisë për hapjen e negociatave.©Lapsi.al

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Arrëz

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Lajthizë, në Fushë-Arrëz. Banorët njoftuan menjëherë policinë, e cila njofton se pasi kreu v...

20:56

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI