Flash

KUFIRI DETAR/ Rama shton presionin mbi Metën: Refuzimi i plotfuqisë, goditje ndaj interesit kombëtar!

Lapsi.al 16 February 2018
KUFIRI DETAR/ Rama shton presionin mbi Metën: Refuzimi i plotfuqisë,

Në pritje të një vendimi të Ilir Metës për autorizimin që do t'i hapte rrugë negociatave për kufirin detar me Greqinë, Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj kreut të shtetit. Refuzimin për plotfuqinë, kryeministri e ka quajtur "një goditje ndaj interesit kombëtar", gjatë emisionit Zona e Debatit në Klan Kosova.

"Pavarësisht se presidenti u konsultua me të gjithë paraardhësit e tij, mes të cilëve Sali Berishën, kundërshtar i hapur i një marrëveshjeje të re, sepse marrëveshja e re do të provojë de fakto se e vjetra ishte humbëse, nuk dua të besoj se konsultat janë konsulta të një fronti kundër marrëveshjes, që do ishte një goditje e paprecedentë e interesit kombëtar.

Sepse kemi një moment të artë për të finalizuar praktikisiht atë që është dakortësuar. Janë dakortësuar që për marrëveshjen e re duhet të ketë një qasje të re që duhet ta përcaktojnë ekspertët teknikisht" u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, autorizimi i parë, i dhënë nga Presidenti për nisjen e negociatave me Greqinë do të pasohet nga një kërkesë tjetër për plotfuqi, pas hartimit të një projekt-marrëveshjeje, me të cilën presidenti do të njihet në një moment të dytë.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Arrëz

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Lajthizë, në Fushë-Arrëz. Banorët njoftuan menjëherë policinë, e cila njofton se pasi kreu v...

20:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI