Flash

Kush pengon bashkimin doganor me Kosovën/ Kë të besojmë, Ramën apo Majkon?

Lapsi.al 16 February 2018
Kush pengon bashkimin doganor me Kosovën/ Kë të besojmë,

Për Edi Ramën, arsyeja se pse doganat e Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë bashkuar lidhet me hezitimin e qeverisë së Kosovës, ndryshe nga ministri i tij për Diasporën, Pandeli Majko, i cili sheh si pengesë interesat e biznesmenëve.

Për asnjë moment, në intervistën për Klan Kosova, Edi Rama nuk përmendi bizneset si pengesë.

Rama theksoi se kjo tërheqje vjen për arsye të ndryshme që lidhen me ndërkombëtarët. Por, sipas tij, Kosova nuk ka pse të tërhiqet nga projekte të tilla që i vlejnë të dyja palëve.

Kryeministri u shpreh se Serbia ka kërkuar bashkim doganor në Durrës, ndërsa Shqipëria nuk po e arrin dot me Kosovën.

“Unë e quaj të paarsyeshme që Kosova u tërhoq nga bashimi doganor në moment të fundit pas 1 viti përgatitje. Këshlltari kryesor për këtë proces është ish-drejtuesi I doganave në Kosovë, dhe që punon në Tiranë. 

Ne nuk mund të vazhdojmë historinë me kufirin. Ku kontrollohet çdo njeri. Ne duhet të kemi një kufi shumë të lehtë, europian, me 1 post policie, të dy palët me një vend. Mos të kontrollohet çdo njeri.

Ne jemi gati. Qeveria e shqipërise është gati. Jo po ndërkombëtarët kështu, jo ashtu. Të thonë ca të duan ndërkombëtarët. Aty ku na vlen na vlen. Ne na ka kërkuar Serbia bashkim doganor në Durrës. Ne s’po e bëjmë dot me Kosovën. Ça kuptimi ka kjo.” - u shpreh Edi Rama në një intervistë me Baton Haxhiun sot në Klan Kosova.

Më 7 janar, Pandeli Majko tha në emisionin “Përballë” se hapja e kufirit me Kosovën po mbahet peng nga bizneset.

“Pas nesh qëndrojnë bizneset dhe bizneset na thonë “prit, kujdes, mos hap kufirin, se më duhet mua konçesioni atje, mos ma hap kufirin se më ul mua çmimin e mallrave, nuk më duhet mua politika, se më intereson më mirë të hyjë malli nga ky drejtim se sa nga ai drejtim..

Pavarësisht se duket sikur po qeveris politika, gjithmonë e më tepër rregullin po e vendos biznesi.

Sikur ta vendoste në fokus të interesave ia kisha bërë hallall, por ngandonjëherë vendimmarrja nën lobingun e biznesit është për të qarë hallin dhe nëse ka një pamje të ulët të keqtrajtimit që biznesi po i bën politikës është moslënia e lëvizjes së lirë të njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës, është në nivelin e krimit” – u shpreh Majko.

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Fushë-Arrëz

Një trup i pajetë u gjet mëngjesin e sotëm nga banorët e fshatit Lajthizë, në Fushë-Arrëz. Banorët njoftuan menjëherë policinë, e cila njofton se pasi kreu v...

20:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI