Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Pamje tronditëse/ Familja e burrit rreth nusen pse lindi vajzë (Video)

Lapsi.al 18 July 2017
Pamje tronditëse/ Familja e burrit rreth nusen pse lindi vajzë (Video)

Jo në pak vende, lindja e një vazje vazhdon të konsiderohet ende si fatkeqësi. Dhe përgjegjëse konsiderohen nënat, të cilat edhe ndëshkohen për këtë. Një video me imazhe tronditëse që vjen nga India e dëshmon këtë. Pamjet filmike u shpërndanë nga Daily Mail dhe tregojnë se si një familje dhunon barbarisht nusen pse ka lindur vajzë. Ajo goditet me shkopinj nga kunati dhe një tjetër burrë i familjes. Daily Mail shkruan se viktima është 35-vjeçarja Meena Kashyap. /Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Trump ngatërron makinën

Presidenti i Amerikës, Donald Trump duket se është hutuar nga aeroplani, pasi nuk ka arritur të gjejë makinën ku duhet të hipë. Në rrjete sociale po qarkullon ...

20:25

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI