Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

"Jashtë trenit se je zezak", shihni pamjet shokuese (VIDEO)

Lapsi.al 4 July 2017
"Jashtë trenit se je zezak", shihni pamjet shokuese (VIDEO)

Dy roje të sigurisë së trenave në Gjermani u filmuan duke nxjerrë jashtë një treni me forcë një person me ngjyrë. Ata e kapin me forcë nga krahët dhe këmbët dhe e flakin jashtë. Pasagjeri përpiqet me të gjitha mënyrat të qëndrojë dhe u kërkon arsyen, por askush nuk i jep përgjigje. Edhe pasagjerët e tjerë kërkojnë nga rojet të dinë motivin e aktit të tyre. Por rojet nuk flasin. Pas shfaqjes së pamjeve filmike ata u pushuan menjëherë nga puna. Nuk dihet ç'shpjegim dhanë për veprimin e tyre, që pasagjerët e tjerë të trenit e quajtën si racist. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI