Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Matematika e Rilindjes, zbulohet formula e llogaritjes së arritjeve dhe dështimeve (VIDEO)

Lapsi.al 23 June 2017
Matematika e Rilindjes, zbulohet formula e llogaritjes së arritjeve dhe

Në këtë fushatë, kryeministri Rama u ka kujtuar vazhdimisht qytetarëve se s'ka pasur mundësi t'i realizojë të gjitha premtimet e bëra për vetëm 4 vjet, një mënyrë kjo për të shmangur llogaridhënien. Por kur vihet përballë fakteve që tregojnë dështim në pjesën më të madhe të premtimeve e reformave, Rama insiston se matematika që përdorin kundërshtarët apo kritikët është e gabuar dhe se Rilindja ka një sërë arritjesh. Por si i bëjnë llogaritë kritikët e kryeministrit që e nxjerrin me zero arritje? Ndiqni më poshtë videon e realizuar nga humoristi Ismet Drishti në ZjarrTv. /Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Një tufë delfinësh pushtojnë Jalën

Një tufë delfinësh që kërcejnë në ujë në plazhin e Jalës në Vlorë janë filmuar të shtunën e kaluar. Bledar Bregu koordinator i ecovolis dhe që gjatë sezonit ver...

20:39

VIDEO/ Melania i shtyn dorën Trump!!!!

Ka shumë zëra që thonë se ajo nuk e duron dot bashkëshortin e saj. Madje në këto pamje që do të shihni tani, duket një moment kur ajo i shtyn dorën. Bëhet fjalë...

18:53

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI