Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Fevziu nervozon Ramën: Bëtë marrëveshje ditën e gay-ve

Lapsi.al 1 June 2017
VIDEO/ Fevziu nervozon Ramën: Bëtë marrëveshje ditën e

Nisi me debat mes drejtuesit të emisioni Blendi Fevziu dhe kryeministrit Rama emisioni “Opinion” i kësaj së enjteje. Teksa Fevziu i ka përmendur takimin vetëm për vetëm në Presidencë dhe më pas takimin në ditën ndërkombëtare të homoseksualëve, Ramës duket se nuk i ka pëlqyer pyetja dhe kjo lidhje që gazetari përmendi, shkruan opinion.al

Ja debati mes tyre:

Fevziu: Pasi ishit mbyllur edhe një herë në Presidencë vetëm për vetëm, në ditën ndërkombëtarëve të geive, mbylleni 6 orë dy burra, vetëm për vetëm, pa pranin e kamerave, të vëmendjes publike, transparencës së plotë dhe mbyllni një marrëveshje. Cili ishte çelësi i kësaj marrëveshje?

Rama: Së pari njëherë Fevzi të gjithë njerëzit janë të barabartë. Janë të respektuar. Nuk të takon që në studion tënde të fyesh një komunitet të tërë njerëzish.

Fevzu: Kush po fyen. S’mund të më thuash mua fyen.

Rama: Se çfarë them unë është ajo që unë dua të them.

Ndiqeni te plote debatin ne videon me poshtë:

Të këshilluara

VIDEO/ Një tufë delfinësh pushtojnë Jalën

Një tufë delfinësh që kërcejnë në ujë në plazhin e Jalës në Vlorë janë filmuar të shtunën e kaluar. Bledar Bregu koordinator i ecovolis dhe që gjatë sezonit ver...

20:39

VIDEO/ Melania i shtyn dorën Trump!!!!

Ka shumë zëra që thonë se ajo nuk e duron dot bashkëshortin e saj. Madje në këto pamje që do të shihni tani, duket një moment kur ajo i shtyn dorën. Bëhet fjalë...

18:53

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI