Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Gazetari bie nga karrigia kur mëson marrëveshjen Rama-Basha

Lapsi.al 19 May 2017
VIDEO/ Gazetari bie nga karrigia kur mëson marrëveshjen Rama-Basha

Gazetari i “Opinion” Dritan Laci “nuk e ka përballuar” dot tronditjen ndërsa ka mësuar nga kolegët se Rama dhe Basha janë pranë një dakordësie për të arritur një marrëveshje historike me njëri-tjetrin, pas 90 ditësh krize politike në vend. Siç shikohet edhe në videon e mëposhtme ai është rrëzuar nga karrigia, po për fat të mirë përtej tronditjes së momentit çdo gjë ka kaluar pa incidente përsa i përket shëndetit. Gazetari pasi ka postuar në profilin e tij në Facebook, videon e marrë nga kamerat e lokalit, shkruan me shaka : “Ja çndodh kur ulesh në një karrige me mbulesa mavi dhe mëson nga kolegët që Luli po mbledh çadrën”.  Përtej shakasë gjithsecili mund të argëtohet me videon e cila tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Dhe sigurisht të ketë kujdes kur ulet, ta shikojë mirë vendin ku vendos karrigen pasi halle dhe zgjidhje politike Shqipëria do ketë gjithmonë, por shëndeti mbi të gjitha.

Të këshilluara

VIDEO/ Lahen nudo te Mali i Robit

Ditën e djeshme një grup njerëzish janë larë lakuriq në zonën e Malit të Robit. Nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me identitetin e tyre por me sa kup...

21:50

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI