Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Ndodh që edhe kryeministres së Britanisë nuk ja hapin derën

Lapsi.al 1 May 2017
VIDEO/ Ndodh që edhe kryeministres së Britanisë nuk ja hapin

Sky News ka publikuar një video të shkurtër nga dita e parë e Kryeministres së detyrë Theresa May e cila ka dalë të bëjë fushatë derë më derë. Por gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Ajo ka trokitur në shumë shtëpi, por nuk ia kanë hapur derën ose nuk ka pasur njeri brenda. Kjo tregon se atje politika nuk funksion si në Shqipëri ku takimet e krerëve të politikës janë të orkestruara me regji dhe me aktorë. /lapsi.al/

Të këshilluara

VIDEO/ Lahen nudo te Mali i Robit

Ditën e djeshme një grup njerëzish janë larë lakuriq në zonën e Malit të Robit. Nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me identitetin e tyre por me sa kup...

21:50

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI