Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

Del VIDEO/ Si qanin LSI-stat gjatë fjalës së lamtumirës së Metës

Lapsi.al 6 May 2017
Del VIDEO/ Si qanin LSI-stat gjatë fjalës së lamtumirës

Në rubrikën humoristike të emisionit “Kjo Javë” në “News 24” si kryeministri ashtu edhe kreu i opozitës janë kapur mat teksa bëjnë lëvizje jo shumë të qarta. Në një nga ditët e takimeve në selinë blu, Lulzim Basha është filmuar teksa ngatërron makinën, e qesh me veten, ndërsa kryeministri Rama duket i hutuar në një ecejake në sallën e Kuvnedit, ku në një moment duket sikur ka harruar portofolin dhe fut dorën në xhep.

Por jo më pak tension e emocione ka pasur në Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim, kreu i së cilës Ilir Meta u zgjodh President dhe gjatë kësaj jave që lëmë pas, ekzaktësisht të mërkurën ia dorëzoi zyrtarisht drejtimin e partisë, Petrit Vasilit. Në nisje të Konventës Kombëtare të kësaj partie, Petrit Vasili e ka kapur me forcë Ilir Metën, por për një qëllim të mirë. Ai ka qenë i vendosur për ta lënë këtë të fundit të futej i pari në sallë, e kur Meta ka hezituar, Vasili e ka kapur prej krahu duke e futur brenda të parin! “Ec përpara…”, dëgjohet të ketë thënë Vasili, në shenjë respekti për Ilir Metën. Gjatë kësaj konvente Ilir Meta mbajti fjalimin e fundit si kryetar dhe fjalët e tij më shumë se këdo prekën anëtaret femra të partisë, të cilat nuk i kursyen lotët!

Kamerës së këtij emisioni nuk i ka shpëtuar as një moment pikant i ministrit të Energjetikës, Damian Gjiknuri me ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schütz. Në përfundim të një konference, Gjiknuri është treguar xhentil me ambasadoren, duke e ndihmuar me çantën.

Ndërsa në sallën e Kuvendit të shumtë janë deputetët që kapen me telefon, dikush shkruan mesazhe, si në rastin e deputetes Hafizi që lajmëron dikë të ndjekë fjalën e Ben Blushit dhe dikush tjetër lexon, si në rastin e deputetit Erjon Braçe që mbetet i habitur nga ajo që lexon. Këshilla e vetme që kemi për ë gjithë: Herë tjetër më të kujdesshëm!

Të këshilluara

VIDEO/ Lahen nudo te Mali i Robit

Ditën e djeshme një grup njerëzish janë larë lakuriq në zonën e Malit të Robit. Nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me identitetin e tyre por me sa kup...

21:50

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI