Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Veliaj krenohet para Ramës: Ne të rakisë...

Lapsi.al 13 May 2017
VIDEO/ Veliaj krenohet para Ramës: Ne të rakisë...

Emisioni “Kjo javë” në “News 24” ka sjellë në rubrikën e përjavshme humoristike pamje nga disa prej momenteve më pikante të jetës politike gjatë kësaj jave. Një moment i gazmor është dhe ai ku shfaqet kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliajn, për vizitë në një familje tek banesat sociale në Shkozë. Me batutë Veliaj shprehet se: “Ne të rakisë jemi ulur këtej”, pasi nuk refuzoi të pinte raki me të zotin e shtëpisë.

Të këshilluara

VIDEO/ Lahen nudo te Mali i Robit

Ditën e djeshme një grup njerëzish janë larë lakuriq në zonën e Malit të Robit. Nuk ka ndonjë informacion të saktë në lidhje me identitetin e tyre por me sa kup...

21:50

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI