Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ “S’duam aleancë të gjerë, timon me dobiçë në prehër...” Ku ka përfunduar polifonia labe!

Lapsi.al 21 June 2017
VIDEO/ “S’duam aleancë të gjerë, timon me

Më shumë sesa argëtuese apo humoristike, kjo këngë e kënduar nga grupi polifonik Ansambli "Buronjat Labe" në Vlorë është kthyer në një turp në fakt për gjithë traditën e polifonisë labe, e cila ka thurur këto vargje ku dukshëm bëjnë thirrje për të votuar Partinë Socialiste.

Vargjet nisin me akuza kundër presidentit të votuar, e më pas me krerët e partive të vogla dhe në fund mbyllen me disa lëvdata për Rilindjen e majtë, e cila qeverisi për 4 vite. Kjo video është shpërndarë nga faqja zyrtare e PS-së së Vlorës, por që në fakt tregon humorin sesi arti dhe kultura e jugut të vendit përdhoset nga mesazhet politike të socialistëve.

Me të drejtë gazetarë dhe artistë e kanë ripostuar këtë video për të bërë thirrje institucioneve në vend që të reagojnë ndaj kësaj çfarë i është bërë polifonisë labe. “Si e ëma e  Zeqos në majë të thanës, po i bëjnë lajka Edi Ramës”, shkruajnë artistë dhe gazetarë në rrjetet sociale.

Vargjet

Presidenti  është marros, dekrete s’do ti firmos.

Demokratët me Lulzimin ëndërrojnë delegimin...

Janë për republikë të re nga çadra drejt në qoshe...

Relaksia pushtoi kampin, mbretëron fotua me Trumpin...

Beni u bë ecën vetë, paralajmëron për tërmet...

Ka dalë Libra me Ben Blushin para kohe të vjelë rrushin..

Me Benin s’mbarojnë çuditë, është dhe do jetë opozitë...

Sfida me Gjergj Bojaxhinë do përmbysë perandorinë...

Elektorati shqiptar si ka fare në kandar...

Në 25 qershor shpërthen dufi popullor...

S’duam aleancë të gjerë, timon me dobiçë në prehër...

Në një dorë të jetë timoni, i sigurt destinacioni...

Zgjedhëm Alfën, betën, gamën, Rilindjen me Edi Ramën...

Me rilindjen avancuam, bashkës për Shqipërinë që duam...

Të këshilluara

VIDEO/ Një tufë delfinësh pushtojnë Jalën

Një tufë delfinësh që kërcejnë në ujë në plazhin e Jalës në Vlorë janë filmuar të shtunën e kaluar. Bledar Bregu koordinator i ecovolis dhe që gjatë sezonit ver...

20:39

VIDEO/ Melania i shtyn dorën Trump!!!!

Ka shumë zëra që thonë se ajo nuk e duron dot bashkëshortin e saj. Madje në këto pamje që do të shihni tani, duket një moment kur ajo i shtyn dorën. Bëhet fjalë...

18:53

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI