Flash

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

Pas gati një dekade me TVSH prej 6%, qeveria propozon rritjen e saj në 10% për akomodimin, duke i dhënë turizmit një tjetër goditje pas zhvlerësimit të pandalshëm të euros kundrejt lekut dhe rritjes së kostove të operimit. Operatorët paralajmërojnë se goditja e dyfishtë rrezikon konkurrueshmërinë e Shqipërisë, e cila deri tani ka tërhequr turistët kryesisht për çmimet e ulëta. Sipas tyre, akomodimi mund të shtrenjtohet me 10–15%, ndërsa hotelet që i kanë shitur tashmë paketat për vitin 2027 do të detyrohen ta përballojnë vetë barrën shtesë. Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë rishikimin e masës, një TVSH të unifikuar për shërbimet turistike dhe formalizimin e tregut të apartamenteve me qira ditore. Pas disa vitesh rritjeje të fortë, por me një 2026 më të zbehtë se pritshmëritë, ndryshimet fiskale shtojnë pasigurinë për ecurinë e turizmit në vitin e ardhshëm. Goditja e një sektori, pesha e të cilit është dyfishuar në pak vite, duke arritur në 5.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

23:02

VIDEO/ Trump ngatërron makinën

Lapsi.al 5 July 2017
VIDEO/ Trump ngatërron makinën

Presidenti i Amerikës, Donald Trump duket se është hutuar nga aeroplani, pasi nuk ka arritur të gjejë makinën ku duhet të hipë.
Në rrjete sociale po qarkullon një video ku duket se si ai zbriti nga aeroplani presidencial Air Force One dhe nuk u fut në makinën e tij ‘Cadillac’ edhe pse e kishte përballë. Pamjet kanë shkaktuar shumë të qeshura në rrjete sociale.
Ndërkohë që kamera e ndiqte, vihet re se një nga punonjësit afrohet për ti thënë se duhet të kthehet pasi makina e pret para aeroplanit.
Ky ishte kthimi i presidentit nga New Jersey ku kaloi një fundjavë relaksuese në klubin e golfit.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI