Flash

7 gjëra në dollapin tuaj që duhet të lahen vetëm një herë në vit

Lapsi.al 13 June 2017
7 gjëra në dollapin tuaj që duhet të lahen vetëm

Ndonjëherë, më pak nënkupton në të vërtetë më shumë. Kur bëhet fjalë për këto 7 gjëra në dollapin tuaj, mund t’i mbani në formë të mirë edhe me kalimin e viteve, duke i ruajtur nga larja e tepërt.

Xhinset tuaja origjinale

Këto janë material më i ndjeshëm dhe kërkojnë vetëm freskim apo pastrim me avull, ruani kualitetin e tyre duke i pastruar në cikël të shpejtë edhe atë jo me ujë të nxehtë, por gjihnjë me ujë të ftohtë dhe kurrë mos i futni në tharëse.

Pallto juaj e leshtë

Shpresojmë se ju pastroni pallton tuaj në fund të çdo sezoni, por kjo dëmton realisht materialin e saj, shkruan “Bota sot”. Ju mund ta trajtoni ndryshe duke e ajrosur më shpesh, hequr qimet me krehër për të mbajtur formën e saj si dhe duke e varur në një varëse druri të fortë, dhe duke i siguruar hapësirë të nevojshme në dollap.

Pelerina juaj klasike e leshtë

Një zot e di se sa e vjetër është kjo apo sa gjatë e keni veshur, andaj edhe mos e sfidoni shpesh në makinën larëse. Natyrisht, jepni një larje të ngrohtë mënjëherë pas blerjes, por më pas trajtojeni vetëm duke e ajrosur dhe duke e krehur me furçë.

Xhaketa juaj prej lëkure

Lëkura nuk është e lirë, andaj edhe lëreni në dorë të profesionistëve kur vie koha për pastrim. Ju mund ta pastroni vetëm me ndonjë leckë të lagur. Vetëm sigurohuni që të thahet mirë nga uji para përdorimit. Mos harroni ta mbani diku ku ka ajër të ventiluar në dollapin tuaj.

Atletet tuaja ‘fashion’-iste

Nuk po flasim për atletët me të cilat ushtroni në palestër, sepse ato duhet patjetër t’i lani sa më shpesh që të mundeni. Por, po flasim për modele në modë që i vishni me delikatesë sepse nuk i keni blerë të lira, por keni investuar shumë në to. Pasi t’i bleni, trajtoni njollat me ujë për të shmangur papastërtitë. Por, kurrë mos i futni shpesh në lavatriçe sepse humbin cilësinë. Një herë në vit konsiderohet e mjaftueshme për t’i larë në makinë larëse në mënyrë që të zhduken bakteriet e mundshme.

Unazat e dasmës

Thjeshtë edhe vetëm duke larë duart ju mund të pastroni unazën tuaj të martesës, por është mirë që të bëni ndonjë vizitë në artari një herë e një kohë ose jepni një avull me ujë të pastër për të larguar çdo papastërti.

Kapelat me material delikat

Mund të keni lloje të ndryshme modelesh të kapelave që i mbartni më shpesh gjatë javës, dhe falë materialit të mirë absorbues ju mund t’i lani shpesh ato, por ka disa lloje që janë më delikate e që i vendosni vetëm brenda vikendit, e që e kanë më të vështirë procesin e larjes. Andaj, mos i dëmtoni këto, por mjafton t’i krehni me një furçë për t’i kthyer në formë dhe ajroseni mirë. Nëse vëreni ndonjë njollë të madhe, atëherë dërgojeni në pastrim kimik.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI