Flash

Ushqimet dhe pijet që duhet t’i shmangni pas orës 19:00

Lapsi.al 9 June 2017
Ushqimet dhe pijet që duhet t’i shmangni pas orës 19:00

Çdo njeri duhet të hajë shujtën e fundit të paktën tri-katër orë para se të flejë. Ekspertët shëndetësorë gjithmonë ua këshillojnë këtë gjë njerëzve sepse, sipas tyre, kjo e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimet tjera shëndetësore.

Sidoqoftë, kjo nuk mbetet më vetëm këshillë, sepse një hulumtim i ri sapo e ka verifikuar këtë gjë. Hulumtimi turk me 700 të rritur tregon se njerëzit që hanë pas orës 19:00 kanë rritje drastike të shtypjes së gjakut, gjë që i bën ata më të prirë për shumë sëmundje të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak se ngrënia e liron një sërë hormonesh të stresit kur trupi duhet të relaksohet.

Ditëve të sotme shumë njerëz e harrojnë faktin se koha kur hanë bukë është po aq e rëndësishme se ajo çka hanë. Momentin e parë që ndjehen pak të uritur, ata mendojnë vetëm për ushqim. Ushqimi është kthyer në shpërblim, në zbutës stresi ose diçka tjetër që nuk ka të bëjë me urinë.

Kjo zakonisht ndodh me punëtorët të cilët me padurim presin të hanë dhe pinë diçka pas një dite të lodhshme në punë.

Sidoqoftë, nëse i përkitni kategorisë së lartcekur të njerëzve, është koha të dini se ka pije dhe ushqime të caktuara – të cilat nëse konsumohen pas orës 19:00 – mund të shkaktojnë fitimin e peshës dhe sëmundjet e zemrës.

– Kafeina

– Alkooli

– Mishi i kuq

– Ushqimet me përqindje të lartë të yndyrës

– Ushqimet me përqindje të lartë të sheqerit

/Telegrafi/

Të këshilluara

Foshnja më e madhe në botë (FOTO)

Një grua në SHBA ka lindur një foshnje me një peshë prej 5.8 kg Foshnja që quhet Carleigh, u detyrua të dal jashtë barkut të nënës me një prerje cezariane dhe t...

16:33

10 fakte interesante rreth Gucci-t

1. Guccio Gucci e filloi kompaninë e tij të mallrave dhe valixheve të lëkurës në Firence të Italisë në vitin 1921. Më parë punonte në Hotelin Savoy në Lond...

15:12

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI