Flash

Disa mënyra të përdorimit të pastës së dhëmbëve

Lapsi.al 9 June 2017
Disa mënyra të përdorimit të pastës së

Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e gavrës së gojës. Me përbërjen e saj që ka, është e dobishme edhe për tharje të puçrrave, lisë së ujit, mund të ndërpresë edhe rrjedhjen e gjakut pas situatave të pakëndshme të depilimit, zbardh, shndrit, freskon, largon njollat, ripërtërin dhe mbron smaltin.

Por, pasta bën çudira për shumë gjëra dhe jo vetëm për dhëmbë, transmeton Telegrafi.

PUÇRRAT – Për t’i tharë puçrrat qitni mbi to pastë dhëmbësh. Në fillim mund të ndieni djegie të lehtë, mirëpo shpejt do të qetësohet. Lëreni të ndikojë një orë dhe pastaj me ujë të vakët me kujdes hiqeni pastën. Fytyrën thajeni plotësisht, pastaj qitni krem hidratues. Veprimin nganjëherë duhet përsëritur disa herë në mënyrë që puçrrat të thahen, mirëpo nuk do të duhej ta provonit nëse keni lëkurë të ndjeshme.

LIA E UJIT – Pasta e dhëmbëve mund të shpejtojë procesin e tharjes së lies. Qitni pastë në li dhe lëreni të ndikojë sa më gjatë.

THONJTË – Pasta e dhëmbëve do t’i forcojë thonjtë ndjeshëm. Pastën qiteni në thonj, pastaj fërkojini me lëvizje të buta. Thonjtë bëni masazh dhjetë minuta, pastaj pastën lajeni me ujë të vakët. Këtë veprim nuk do të duhej ta provonit nëse keni ndërgishte (vallum unguis). Prisni që ndërgishtet të dregëzohen, dhe vetën atëherë i kuroni thonjtë me pastë.

PRERJET – Nëse gjatë depilimit jeni prerë me zhilet, rrjedhjen e gjakut do ta ndërprisni me pastë dhëmbësh, transmeton Telegrafi. Pastën qiteni në prerje, dhe pastaj ftoheni vendin e prerë, mbylleni plagën dhe pengoni rrjedhjen e mëtejshme.

IRRITIME TË LËKURËS – Irritimet e pickimit të insekteve, herpesi, kallot e lëkurës janë më të shpeshtat dhe më të dhimbshmet dhe kruhen. Vendosni pak pastë për dhëmbë në vendin e pickimit të insekteve, ajo do të eliminojë të kruarën dhe të reduktojë ënjtjen. Pasta than herpesin dhe kallot, çka mundëson shërim të shpejtë. Në këtë rast më së miri është që pastën ta përdorni gjatë natës.

LEHTËSONI DJEGIET – Për djegiet më të vogla të cilat nuk përfshijnë plagë të hapura, pasta për dhëmbë mund të ofrojë lehtësim afatshkurtër. Ajo krijon ndjenjën e ftohjes së djegies. Aplikojeni butë, menjëherë pasi që të digjeni. Pasta do ta reduktojë ndjenjën e zjarrmisë dhe parandalojë hapjen e plagës. /Telegrafi/

Të këshilluara

Foshnja më e madhe në botë (FOTO)

Një grua në SHBA ka lindur një foshnje me një peshë prej 5.8 kg Foshnja që quhet Carleigh, u detyrua të dal jashtë barkut të nënës me një prerje cezariane dhe t...

16:33

10 fakte interesante rreth Gucci-t

1. Guccio Gucci e filloi kompaninë e tij të mallrave dhe valixheve të lëkurës në Firence të Italisë në vitin 1921. Më parë punonte në Hotelin Savoy në Lond...

15:12

Pozicioni që uleni tregon për karakterin tuaj

Pozicioni A –Njerëzit janë të lumtur, por ndonjëherë jo. Është mjaft e lehtë të komunikosh me njerëz të tillë, ata nuk janë të mërzitshëm. Këta njerëz janë...

12:12

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI