Flash

10 fakte interesante rreth Gucci-t

Lapsi.al 8 June 2017
10 fakte interesante rreth Gucci-t

1. Guccio Gucci e filloi kompaninë e tij të mallrave dhe valixheve të lëkurës në Firence të Italisë në vitin 1921. Më parë punonte në Hotelin Savoy në Londër dhe kjo eksperiencë e kishte frymëzuar në sajë të shijes së jetës mondane që kishte provuar.

2. Klientët e para të mëdha të Gucci ishin aristokratët e garave me kuaj. Këtu e mori frymëzimin për detajin e patkoit të kalit. 3. Kur Italia ishte nën diktaturën fashiste në vitin 1940, lëkura ishte e vështirë të gjendej, kështu që kompania hasi probleme me materialet. Çanta e njohur si çanta prej bambuje është shumë e famshme edhe sot.

4. Shalli me motive lulesh u prodhua për herë të parë në vitin 1966 si kërkesë e veçantë e Grace Kelly. Gucci ka arritur të realizojë një model të ngjashëm nëpërmjet mjeshtërisë së artistit Kris Knight për koleksionin e vitit 2015.

5. Gucci ka patur një sërë bashkëpunimesh me kompanitë automobilistike. Në vitin 1970, Gucci veshi makinën AMC Hornet me vijat karakteristike të vetat.

6. Tom Ford ishte drejtor artistik nga viti 1994-2005. Ai e modernizoi markën me pikëpamjet e tij amerikane dhe kësisoj kompania pati shumë sukses.

7. Xhinset e Gucci mbajtën rekord në Librin e Rekordeve Guinness në 1998 Ai stil ishte i shituri më shtrenjtë për një çmim prej 3,134$ në Milano. Rekordi u mbajt deri në vitin 2005 kur u thye nga kompania Levi’s. Që nga ai moment morën jetë xhinset e qendisura.

8. Gucci renditet e 38-ta si kompania më e çmuar në treg Kompanitë më të çmuara të revistës Forbes rendisin Gucci-n në vendin e 38-të. Marka vlerësohet rreth 12.4 miliard dollarë.

9. Ky është fustani që gëzoi famën më të madhe dhe që tashmë ka dalë në tre kopertina revistash. Fustani i koleksionit të pranverës së vitit 2016.

  10. Gucci ka qenë partner i ngushtë me UNICEF që në vitin 2005 Gucci dhuron një përqindje të mirë të fitimeve për të promovuar arsimin, sektorin e shëndetit dhe sidomos në ndihmë të fëmijëve të sëmurë me HIV/AIDS në Afrikë.

Të këshilluara

Pozicioni që uleni tregon për karakterin tuaj

Pozicioni A –Njerëzit janë të lumtur, por ndonjëherë jo. Është mjaft e lehtë të komunikosh me njerëz të tillë, ata nuk janë të mërzitshëm. Këta njerëz janë...

12:12

Filmi "Wonder Woman" ndalohet në Liban

Ministria e Ekonomisë në Libani po kërkon të ndalojë filmin e Warner Bros, “Wonder Woman”, pasi aktorja kryesore e filmit, Gal Gadot, është nga Israeli. Luft...

11:11

4 mënyra për onde natyrale

Që nga flokët e shkurtër e deri te më të gjatet ju këshillojmë 4 mënyra për të pasur onde të buta e natyrale pa pasur kurrsesi nevojë për mashë e piastër. Shfaq...

10:34

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI