Flash

4 mënyra për onde natyrale

Lapsi.al 8 June 2017
4 mënyra për onde natyrale

Që nga flokët e shkurtër e deri te më të gjatet ju këshillojmë 4 mënyra për të pasur onde të buta e natyrale pa pasur kurrsesi nevojë për mashë e piastër. Shfaqini me krenari flokët tuaj me onde të bukura përrallore në plazh dhe jo vetëm, nuk do të jetë e vështirë për të arritur rezultate!

Së pari ju këshillojmë të kapni flokët gërshet që një natë përpara se të shkoni të flini. Fillimisht lagini flokët e më pas bëni gërsheta të ndryshëm duke filluar që nga rrënja e flokut. Sa më shumë që të bëni aq më shumë onde të theksuara do të keni si rezultat.

Një mënyrë tjetër është ajo e të përdorurit gazeta. Nuk ju kishte shkuar ndonjëherë në mendje, por me të vërtetë që funksionon! Merrni disa gazeta të vjetra që keni në shtëpi, pritini në formë shiritash dhe mbështillni me to flokët nga poshtë-lart, pasi t’i keni lagur e t’i keni vendosur ato në flokë sikur të ishin bigudina të vërtëta.

Pasi të keni larë flokët tuaj dhe të aplikuar pak shkumë mbi to, për t’i bërë më të valëzuar, filloni t’i thani për të hequr vetëm lagështinë e tepërt prej tyre e jo plotësisht. Më pas përdridhini ondet duke i ndërfutur tek njëra-tjetra. Mund t’i lini të thahen plotësisht në mënyrë natyrale ose me difuzor. Pas disa orësh flokët tuaj nga të drejtë do të kenë një efekt vëlëzues të bukur!

Tani provoni me sfungjerin klasik të enëve, prijeni në mes atë dhe rrotulloni tufa të vogla flokësh rreth tij, fiksojini ato me një llastik të hollë dhe pas disa orësh do të keni onde natyrale e me volum. 

BORDO

Të këshilluara

Sëmundjet që parandalon masturbimi

Masturbimi ka shumë përfitime shëndetësore. Te gratë, masturbimi mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të qafës së mitrës dhe infeksionet e traktit...

15:44

Si t'i zgjerojmë këpucët

Mund të duket e çuditshme por këpucët duhet t’i blini gjithnjë në mbrëmje kur këmbët janë pak të fryra, në mënyrë që të mos blini numrin e gabuar të këpucëve. ...

15:31

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI