Flash

Super truk me të cilin mobiliet tuaja gjithmonë do të duken krejtësisht të reja

Lapsi.al 12 June 2017
Super truk me të cilin mobiliet tuaja gjithmonë do të duken

Sot kemi zgjedhje me bollëk, nga kremrat e ndryshëm, sprejet dhe lustruesit e drurit, mirëpo vaji i ullirit dhe lëngu i limonit janë zgjedhje e mirë natyrale me të cilët mobiliet tuaja do të duken si të reja.

Mobiliet tuaja të drunjta do të shkëlqejnë me këta përbërës të cilët me siguri i keni në shtëpinë tuaj – vaji i ullirit dhe lëngu i limonit, transmeton Telegrafi.

Përzieni 2 lugë vaj ulliri dhe 2 lugë lëng limoni, përzieni mirë në një enë dhe tundni në shishe.

Ky kombinim do të pastrojë drurin, por njëkohësisht edhe do ta ushqejë dhe lustrojë.

Vaji i ullirit është i mirë për mbulimin e gërvishtjeve të imëta në dru. Njomeni leckën dhe lyeni mobiliet.

Ky vaj nuk ngjitet dhe nuk ka aromë, por njëkohësisht nuk përmban as kimiste të dëmshme të cilat mund të qëndrojnë në ajër, pra nuk ka rrezik nga helmimi. Prandaj është i sigurt për fëmijë.

Madje, fëmijëve mund t’jua jepni leckën e njomur në vaj që t’ju ndihmojnë në lustrimin e mobilieve.

Këtë kombinim të vajit dhe limonit mund ta përdorni në të gjitha sipërfaqet e drunjta, në tavolina, kuzhinë, mobilie të dhomës së ditës…

Më parë lyeni sipërfaqen me leckë të njomur në vaj, fërkojeni mirë dhe lustrojeni dhe lëreni që druri ta thithë vajin përafërsisht 10 minuta. Pastaj fërkojeni me leckë të pastër. Lecka e pastër do të shërbejë për arritje të shkëlqimit.

Mund ta përsërisni procedurën dy deri në tri herë derisa të shihni që druri ka filluar ta thithë ngadalë vajin. /Telegrafi/

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI