Flash

Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur

Lapsi.al 10 June 2017
Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund

Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur.

Pse ndodh kjo?

Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre. Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj, transmeton Telegrafi.

Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”.

Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.

Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.

Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm. Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.

Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.

Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt.

Të këshilluara

Foshnja më e madhe në botë (FOTO)

Një grua në SHBA ka lindur një foshnje me një peshë prej 5.8 kg Foshnja që quhet Carleigh, u detyrua të dal jashtë barkut të nënës me një prerje cezariane dhe t...

16:33

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.13

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI