Flash

Bie kërkesa për kasapë, sëmundja e gjedhëve prish planet e qeverisë për punësimin

Lapsi.al 17 August 2016
Bie kërkesa për kasapë, sëmundja e gjedhëve prish

Dermatoza Nodulare, sëmundja e gjedhëve që zuri të papërgatitur qeverinë, jo vetëm po dëmton fermerët, por ka ndikuar drejpërdrejtë edhe në nivelin kombëtar të punësimit. Ministri i Bujqësisë udhëroi pezullimin e tregtimit të mishit të vicit në të gjithë vendin, për të ruajtur konsumatorët. Por ky urdhër dha menjëherë efekte negative në punësim. Një biznesmen na Korca, që kryeministri Rama njoftoi pak kohë më parë se i duheshin 50 kasapë, por nuk po i gjende dot se duhet të ishin specialist, e tërhoqi kërkesën e tij. “Në Korçë nuk gjendet kasap. Është një fabrikë që unë kam pasur nderin ta vizitoj, e shkëlqyer, e gatshme të krijojë një zinxhir vendesh pune. Atij i duhen 50 kasapë, jo 50 juristë”, deklaronte kryeministri Rama. Por sëmundja e dermatozës e prishi këtë zinxhir punësimi, duke prishur planet që qeveria kishte bërë për të ulur nivelin e papunësisë. Ky fakt është përfshirë menjëherë në raportin e IBM për punësimin dhe pritet të reflektohet edhe në raportin e fundit të INSTAT. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI