Furnizimi me karburant i mjeteve të policisë nuk është më një problem, por duket se makinat kanë nevojë për servis. Një grup policësh është filmuar nga qytetarët, duke shtyrë furgonin që nuk ndizej. Pak kohë më parë, Saimir Tahiri fliste në kohën e shkuar kur përshkruante këto pamje që duket se vërtetë e turpërojnë uniformën blu.