Flash

Drejt altarit me njeriun që mban zemrën e të atit (FOTO)

Lapsi.al 9 August 2016
Drejt altarit me njeriun që mban zemrën e të atit (FOTO)

10 vite pasi babai i saj u vra, një vajzë nga Pensilvania iu dorëzua bashkëshortit nga njeriu që mbante zemrën e të atit. Jeni Stepien e takoi për herë të parë Arthur Thomas një natë përpara se të martohej, megjithatë ajo kishte një jetë që njihte rrahjet e zemrës së tij.

Thomas udhëtoi drejt Pitsburgut nga Neë Jersey në mënyrë që Stepien të mund të ndjente sërish rrahjet e zemrës dhe pulsin e njeriut që nuk jetonte më. Dhe që ajo të kishte një pjesë të babait të saj Michael, në një prej ditëve më të rëndësishme të jetës.

Michael Stepien u vra në Sëissvale, në vitin 2006. Thomas kishte 16 vjet që priste për një donator dhe ishte në prag vdekje kur mjekët kryen transplantin e zemrës.

Stepien tha se familja dhe Thomas kishin shkëmbyer letra, kishin biseduar në telefon dhe kishin shkëmbyer dhurata prej 10 vitesh. Por ishte dita e saj e dasmës që i bëri bashkë për herë të parë.

“E gjithë familja është këtu”, tha ajo për CBS Pittsburgh. “Ngjan sikur të gjithë janë të pranishëm. Kur e përqafova, ishte sikur të isha pranë babait”. Stephie nuk donte vetëm që Thomas të ishte pjesë e dasmës, por donte që ai ta çonte drejt altarit. Vetë ky i fundit tha se ndihej i nderuar që e kishte shoqëruar drejt altarit të bijën e njeriut që i dhuroi zemrën/tvklan/

stef

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI