Zhvillimet politike për miratimin e reformës në drejtësi treguan më shumë se kurrë edhe një lloj aleance të fshehtë mes PD-së dhe LSI-së, ose të paktën le të themi një afrim të ndjeshëm në raportet mes dy partive.
Por ndërkohë duket se në bazë militantët e të dy forcave politike kanë ende nostalgji për koalicionin e viteve 2009-2013. Në fshatin Dajias të Tiranës, flamujt e LSI-së dhe PD-së qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.
Ndoshta është thjesht nostalgji për kohën kur Berisha qeveriste me Metën, ose militantët e dy partive ndjellin një koalicion tjeter, kësaj here mes Metës dhe Bashës.
Shihni fotot që sjell Lapsi.al
/LAPSI.AL/



