Flash

PokemonGo Mania, loja që po çmend të gjithë vjen në Shqipëri, por shkakton viktimën e parë në botë

Lapsi.al 22 July 2016
PokemonGo Mania, loja që po çmend të gjithë vjen në

PokemonGo Mania mbërrin në Shqipëri. Kjo lojë, sikurse në botë, ka pasur popullaritet në Shqipëri, ku lojtarët kanë krijuar dhe grupime të  ndryshme në rrjetet sociale për ta bërë lojën më interaktive. Grupi Pokemon Go Albania ndihmon lojtarët për të njoftuar në lidhje më lëvizjen e radhës. Kushdo që ka vendosur ose ka ndërmend të vendosë një “Lure”, një nga objektet që ndjekin lojtarët, e publikon në grup. Grupi është publik në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të përfitojnë. Ata kanë vendosur dhe disa rregulla logjike:

1- Në grup publikohet vetëm ora dhe vendi ku do të vendoset një Lurë

2- Evitoni komentet nëpër publikime

3- Nëse orari dhe vendi iu duket i papërshtatshëm nuk i intereson njeriu

4- Publikimet jashtë teme nuk bëhen në grupin “Pokemon Go Albania”

Grupi Pokemon Go Albania numëron plot 776 antarë, në vetëm pak ditë që është krijuar. Ndërkohë, kjo lojë ka shkaktuar viktimën e parë në botë. Jerson Lopez de Leon, 18 vjeç nga Guatemala, vendosi të hyjë në një shtëpi të huaj për të kapur kafshët virtuale. Por ai u qëllua për vdekje nga pronarët e shtëpisë./monitor/

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI