Takimi Nuland-Basha u filmua pak sekonda ne nisje nga kamerat për të vazhduar më tej me dyer të mbyllura. Pavarësisht marrdhënieve të tendosura mes ambasadës amerikane dhe PD për reformën në drejtësi, takimi nisi me një batutë të Viktoria Nuland. Ndihmës sekretarja e shtetit ka parë Lulzim Bashën pa kravatë dhe menjëherë i ka thënë “E paske marrë memon për të mos veshur kravatë!” Duket se të gjithë të pranishmit ishin porositur nga ambasada, të mos mbanin kravatë. Madje Basha, në përshëndetjen e shpejtë që pati me Donald Lu e ka falenderuar për këtë zgjedhje. Video më poshtë…
Basha - Nuland 10 07 16 by lapsi-al