Arben Ahmetaj është një nga ata ministra të kabinetit Rama që nuk i shpëton gjë. Kur ishte Ministër i Ekonomisë, ai e kishte nën kontroll gjendjen edhe pse ekonomia lëngonte. E mori në dorë situatën edhe në Ministrinë e Financave dhe vetëm pak muaj në këtë detyrë deklaron se Shqipëria ka hyrë në një fazë rimëkëmbje. I kontrollon njësoj zhvillimet edhe jashtë pune. Kjo foto tregon se e ka marrë në dorë situatën edhe në ndeshjen e futbollit mes Qeverisë dhe Ambasadorëve, pasi dëgjon me mjaft vëmendje një bashkëbisedues. Dhe kjo duket qartë! /Lapsi.al