Ka rënë në sy të të gjithëve që në një ceremoni zyrtare siç ishte ajo e dhënies së çelësit të Tiranës për kombëtaren e futbollit, bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Erion Veliaj. Sipas komentuesve në krah të Veliajt duhet të ishin nënkryetarët e bashkisë ose kreu i Këshillit Bashkiak dhe jo bashkëshortja e tij Ajola Xoxa. Gjithsesi! Ajo që habiti të pranishmit ishte një përqafim i ngrohtë i Ajolës me mbrojtësin Arlind Ajeti. Të tjerëve ajo u ka dhënë vetëm dorën ndërsa me, Ajetin ka shkëmbyer edhe një përqafim. Sipas burimeve pranë bashkisë, Ajeti është një nga lojtarët e preferuar të Ajolës. /lapsi.al/





