Flash

Polici i shtetit gjatë shërbimit, pazar për seks me prostitutën?

Lapsi.al 17 June 2016
Polici i shtetit gjatë shërbimit, pazar për seks me

Një raportim skandaloz dhe jo i zakonshëm mbërrin nga një qytetar i cili ka kapur “në flagrancë” policin e shtetit, gjatë shërbimit, madje me makinën e punës duke negociuar me një prostitutë për të marrë favore seksuale kundrejt pagesës.

Ngjarja jo normale dhe në kundërshtim flagrant me ligjin dhe moralin ka ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës, shumë afër Tiranës. Polici i cili presupozohet t’i ndalojë, denoncojë dhe raportojë këto raste, është kthyer vet në shkelës. Kjo gjë madje ndodh gjatë kryerjes së shërbimit dhe me makinën e policisë. Në foto duken pamjet kur “prostituta” ka hyrë në makinën  e policit por pastaj pasi nuk kanë rënë dakord ajo ka zbritur duke përplasur dhe derën.

Ky është raportimi i qytetarit të indinjuar me ngjarjen e ndodhur

“Fotografite jan ber ne autostraden tirane -durres 1 km larg qtu-s ne drejtim te durresit . Fotoja esht ber fiks ne oren 11:30 sot. Nuk ra dakort prostituta me shoferin dhe zbriti nga makina pastaj prostituta perplasi dhe deren. Po si kam ber foto ne momentin kur zbriti se mendova se iken”

Kjo ngjarje është e paprecedentë dhe nuk ka alibi. Si mundet që dikush të hyjë në këtë formë në makinën e policisë dhe kjo të ndodh në mes të ditës me diell në Tiranë? Të nisë menjëherë verifikimi sepse policë të tillë vetëm e turpërojnë emrin e policisë së shtetit. Fotogaleria zbardh atë që ka ndodhur./jetaoshqef.al 

Të këshilluara

Kaç Islami u prish foton fëmijëve

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Aldo Bumçi "Mos ua prish foton o Kaç", deputeti i PD Kastriot Islami e shijoi në maksimum këtë moment humori. Ai iu bas...

09:56

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Me sytë katër

PAPARAZZI