Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje tejet të çuditshme, rreth asaj që i ka ndodhur një mashkulli të martuar.
Ai shkoi me një femër dhe mësoi se “gabimisht” e la shtatzënë.
Ai bëri pakt me të që ta ndihmonte me para çdo muaj në këmbim të heshtjes, dhe femra ra dakord.
Mashkulli i kërkoi që t’i niste në kod seksin e fëmijës që do linte.
“Më shkruaj spageti pa qofte nëse është vajzë, dhe spageti me qofte nëse është mashkull”, i tha ai.
Teksa kthehet pas pune, ai gjen letrën e femrës që ishte shtatzënë.
Menjëherë burri merr letrën e pasi lexon ato pak rreshta, fillimisht zverdhet e më pas i bie të fikët.
Në letër shkruhej “spageti, spageti, spageti, spageti, spageti. Tre me qofte dhe dy pa to. Të lutem dërgo më tepër salcë.”