Flash

Pak ditë pas martesës, humbën jetën në aksident/ Tragjedia e çiftit në Manzë

Aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën çifti i sapomartuar Kleo Vrioni e Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, dyshohet se ndodhi pasi BMW-ja po lëvizte me rreth 114 km/orë, ndërsa drejtuesi rezultoi nën efektin e alkoolit, teksa dy pasagjerët e tjerë mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

14:37

Mësuesja në arrati, mbeti shtatzënë nga një nxënës 13-vjeçar (FOTO)

Lapsi.al 1 June 2016
Mësuesja në arrati, mbeti shtatzënë nga një

Një mësuese në Amerikë është shpallur në kërkim nga policia amerikane pasi ka mbetur shtatzënë nga një nxënës i saj 13-vjeçar. Alexandria Vera 24 vjeçare nga Texas, akuzohet për abuzim të vazhdueshëm seksual ndaj një fëmije. Daily Mail raporton se mësuesja e gjuhës angleze në shkollën “Stovall”, ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me një nga nxënësit e saj pothuajse çdo ditë, madje edhe ka mbetur shtatzënë.

Mësuesja e klasës së tetë, e cila ka një fëmijë, deklaroi para policisë se ajo dhe adoleshenti kanë rënë në dashuri, madje ajo pretendon se kishte marrë edhe bekimin  familjarëve të tij, të cilën ai ua kishte prezantuar si të dashurën e tij. Sipas dokumenteve të paraqitur në gjyq ajo 24-vjeçarja shprehet se prindërit e 13-vjeçarit e kishin lejuar që ai të kalonte natën me të.

Një zëdhënës i shkollës ka thënë se mësuesja është larguar menjëherë nga shkolla, pasi një nxënës tjetër ka thënë se pa dashje e kishin parë një akt të tyre kur ata ishin në pushim të gjatë:“Të gjithë e pamë atë, pastaj e gjithë shkolla filloi të flasë në lidhje me të”.

Pas dhënies së dëshmisë, Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg deri në vendimin final, por   Alexandria Vera është zhdukur, për t’i shpëtuar arrestimit. /Top Channel/

Të këshilluara

Gjejeni ku është gabimi (foto)

Harrojini fustanet me ngjyra të ndryshme apo pandat dhe maçokët. Loja e fundit që ka pushtuar internetin është kjo foto që...

18:18

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI