Përveçse u qan hallin elektoratit të vet në Divjakë e Lushnje, siç bëri së fundi kur prodhimet e tyre bujqësore janë bllokuar në tregjet ndërkombëtare, deputeti socialist Erion Braçe gjen kohën edhe për të luajtur domino me pensionistët.
Foto që shihni qarkullon në rrjetet sociale, por nuk dihet nëse është e kohëve të fundit apo kemi të bëjmë me një foto të vjetër.
Nëse do të ishte e kohëve të fundit, ndoshta nuk është korrekte që deputeti i zonës të luajë domino, ndërsa fermerët presin zgjidhje për bllokimin e prodhimeve të tyre.
/LAPSI.AL/