Një foto e shkrepur nga gazetarja Ivana Dervishi është kthyer në sensacion në rrjetet sociale. Ajo që e bënë këtë foto të veçantë nga fotot e tjera të punonjësve të Policisë me bark, është forma e çuditshme që ka marrë masivi i dhjamit të punonjësit të shtetit.
Polici në fjalë është fotografuar para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestës së naftëtarëve të Ballshit.
