Flash

Sherr mes Erjon Braçes dhe Andi Bejtes pas humbjes së Partizanit (FOTO)

Lapsi.al 18 May 2016
Sherr mes Erjon Braçes dhe Andi Bejtes pas humbjes së Partizanit

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe bëri një status të gjatë në Facebook për humbjen e Partizanit dhe dështimin në këtë sezon. Për kët aji fajëson Skënderbeun që sipas tij kishte trukuar dhe blerë ndeshje. Deputeti ka përmendur Federbetin ndërsa ndeshjen me Flamurtarin në Vlorë e ka konsideruar “teatër”.

Mes dhjetra komenteve në statusin e tij të gjatë, Braçe ka replikuar me gazetarin Andi Bejtja. Ky i fundit ka tentuar ta “kapë mat” me gjuhë skedinash. “Pse bo kshu me burre ti njihesh si socialist I ballancuar, nqs qu 0-2 pisllik ca e qu 1-2 te partizanit koeficienti 40 ....pergjigju me edukate po u pergjigje... Se une jam tifoz I cervena zvezdes Jo I Tirones” – shkruan Bejtja.

Nuk ka vonuar komenti i Braçes.

“Ty ste pergjigjem dot, ti je nivel i larte mendimi dhe etike, ke bere shkollen e Sandrit dhe merr eren e tymit te Petritit! Por çlidhje ke ti me sportin skam per ta kuptuar kurre!! Dhe tifoz ne kete lloj sporti ke perseri Blushet dhe Kasemet!!” – shkruan deputeti socialist që anashkalon komentin profesional sportiv të Bejtes duke e futur në hulli të tjera. Pritet të mos mungojë përgjigjja e gazetarit Bejtja.  

Të këshilluara

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI