Një person ka marrë një pusullë nga një i panjohur që i kishte gërvishtur makinën. Në Twitter ai ka postuar një foto nga letra që i kishte lënë personi në fjalë.
“Hej, të kam goditur makinën. Po ju shkruaj këtë sepse dikush po më shikon... Ai vazhdon të më shikojë... Në rregull, tani iku. Më vjen keq. Paqe.”- shkruan në pusullë.
Ai që ka postuar foton thotë se nuk është mërzitur sepse letra ishte shumë qesharake ndërsa gërvishtja jo shumë e madhe.
