Flash

70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

Lapsi.al 10 May 2016
70-vjeçarja bëhet nënë për herë të

Një indiane u bë nënë për herë të parë në moshën 70-vjeçare. Daljinder Kaur lindi djalë muajin e kaluar, por vetëm të martën lajmi pushtoi të gjitha mediat e huaja.

 

70-vjeçarja ishte trajtuar për dy vite me metodën IVF në një klinikë fertiliteti në shtetin verior të Haryanas, bashkë me bashkëshortin e saj 79-vjeçar.

 

Besohet se Daljinder është gruaja më e moshuar në botë që ka lindur një fëmijë, duke arritur Rajo Devi Lohan po ashtu 70-vjeçare, e cila lindi një vajzë pas trajtimit në të njëjtën klinikë.

 

Pavarësisht kritikave, Kaur tha se nuk ishte shumë e vjetër për të qenë nënë duke shtuar se jeta e saj nuk ishte e kompletuar pa djalin të cilin e ka quajtur Armaan. 

 

Fëmija është ngjizur duke përdorur spermën dhe vezët e çiftit. Djali, që më 19 prill kur lindi ishte peshonte 2 kg, gëzon shëndet të mirë, thuhet në një njoftim të klinikës.

 

Bashkëshorti i Daljinder, Mohinder Singh Gill, tha se nuk ishin aspak të shqetësuar për të ardhmen duke thënë se “Zoti do të kujdesej për gjithçka”./tch

Të këshilluara

Ky është "Putini i ri" (FOTO)

Një pasagjer ka parë rastësisht në metronë e Moskës një person që ngjante shumë me presidentin rus Vladimir Putin. ...

16:04

ide

Pse Rama nuk tërhiqet dot nga Zvërneci

Ndonëse kryeministri e la të hapur fatin e investimit të cilin e etiketoi si testin e parë të platformës Besa, ai nuk është i lirë ta bëjë këtë. Edi Rama e di shumë mirë, se nëse i thotë jo Kushnerit të cilin e yshti të hidhte në Zvërnec paratë e katarianëve, pasoja do të jetë shumë më e madhe se indiferanca përbuzëse që Trump demostroi ndaj atleteve të tij të bardha në samitin e NATO-s.

12:29 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.59

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI